Nëse ndodh kjo, Milan shkarkon trajnerin

22:25 | 11 Shkurt 2020

Pioli do të shkarkohet nëse Milani nuk shkon në Champions.

“Rossoneri” ia kanë vënë kusht trajnerit italian vazhdimin e punës me kualifikim në Ligën e Kampionëve

Stefano Pioli mund t’i japë fund eksperiencës tek Milani nëse klubi italian nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhhsëm.

“Rossoneri” aktualisht gjenden në pozitën e dhjetë në Serie A dhe vijnë nga humbje në derbin lokal nga Interi, shkruan Gazeta Express.

Kuqezinjtë kanë 10 pikë më pak se Atalanta, e cila gjendet në pozitën e katërt.

Sipas portalit italian “Calciomercato”, xhirot e ardhshme do të jenë vendimtare për trajnerin italian.

Në opsion të Piolit është Luciano Spalletti, i cili ishte afër Milanit edhe vitin e kaluar.

Komento: