Nëse ndodh kjo, s’ka liberalizim vizash për Kosovën deri në nëntor 2023

20:16 | 14 October 2022

Nëse Kosova kushtëzohet me ETIAS, s’ka liberalizim vizash deri në nëntor 2023

Nëse kushtëzohet liberalizimi i vizave me funksionalizimin e ETIAS, kosovarët s’do të mund të udhëtojnë vetëm me pasaportë në Zonën Schengen deri në nëntorin e vitit 2023. Nga Komisioni Evropian kanë thënë se ky sistem aktualisht s’është në funksion dhe pritet të operacionalizohet në nëntorin e vitit 2023.

Dje në Bruksel ka zhvilluar takim Grupi Punues për Viza, takim në të cilin në rend ditë ka qenë rasti i liberalizimit të vizave për Kosovën ku është diskutuar edhe raporti i Komisionit Evropian për Kosovën, raport i cili edhe ka dhënë rekomandimin se Kosovës duhet t’i hiqet regjimi i vizave.

Megjithatë pavarësisht kësaj, disa prej shteteve anëtare në krye me Francën, siç ka raportuar REL, kanë kushtëzuar heqjen e vizave me funksionalizimin e sisitemit ETIAS, sistem që shërben për regjistrim të personave të cilët futen në Zonën Schengen.

Nga Komisioni Evropian kanë thënë se sistemi ETIAS aktualisht nuk është funksional dhe se pritet që të jetë në punë në muajin nëntor të vitit 2023.

“ETIAS aktualisht nuk është operacional dhe nuk është duke mbledhur aplikime për autorizim udhëtimi aktualisht. ETIAS pritet që të jetë operacional në nëntorin e vitit 2023”, ka thënë për Gazetën Express Andrea Masini nga Komisioni Evropian.

Masini ka thënë se shërbimi ETIAS është propozuar në vitin 2016 për të forcuar kontrollet e sigurisë të personave që udhëtojnë pa regjim vizash dhe ka theksuar se në Zonën Schnegen futen shtetas nga rreth 60 vende.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pas zhvillimeve të djeshme në Bruksel dhe pas raportimeve për Francën si skeptike bashkë me Suedinë, Spanjën, Belgjikën dhe Holandën, ka pritur sot në Presidencë ambasadorin e Francës dhe diplomatë të disa prej shteteve skeptike që janë me detyrë në Prishtinë.

Komento: