Nëse ndodh kjo, Zidane do të merr drejtimin e Marseilles

20:34 | 13 February 2023

Samir Nasri ka folur për situatën e legjendës së Francës, Zinedine Zidane, teksa tha se ai mund të merr drejtimin e Marsielle.

Sipas ish-futbollistit francez, nëse Marseille do të investojë më shumë në skuadër, atyre do të mund t’i printe Zidane.

Sipas Nasrit, Zidane nuk e sheh veten si trajner në Angli “sepse ai mendon se energjia e tij nuk përputhet me atë që po ndodh atje”.

Megjithatë, Nasri në intervistën e tij për “Canal Football” tha se beson se “nëse ka një pronar klubi me një buxhet real dhe një projekt të mirë sportiv”, Zidane mund të konsiderojë të drejtojë skuadrën e tij të preferuar, Olympique de Marseille, pasi ai thotë se nuk do të kishte “asnjë presion atje”.

Nasri gjithashtu përmendi thashethemet që e kanë lidhur Zidanen me Paris Saint-Germainin. Sipas tij, 50-vjeçari nuk e shfrytëzoi rastin sepse “ai është një Marseillais i vërtetë”.

Kjo intervistë vije në të njëjtën ditë kur ish-shoku i skuadrës te Franca, Robert Pires, i tha “Canal+” se: “Ajo që Zidane donte ishte kombëtarja e Francës”.

Zidane vazhdon të jetë ende trajner i lirë, që nga vera e vitit 2021. Ai ishte trajner i “Los Blancos” në dy periudha të ndryshme, nga 2016 deri më 2018, si dhe nga 2019 deri më 2021.

Francezi gjatë qëndrimit të tij në Madrid fitoi tre tituj në Ligën e Kampionëve dhe dy tituj kampioni në La Liga.

Komento: