Nëse Nora do të më ftonte në dasmë, do ta bëjë edhe këtë veprim! – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Nëse Nora do të më ftonte në dasmë, do ta bëjë edhe këtë veprim!

17:08 | 16 Tetor 2021

Robert Berisha tregon se çfarë do bënte nëse Nora Istrefi do e ftonte në dasmë

Robert Berisha së fundmi ka qenë i ftuar në një intervistë, ku u diskutua nëse mund të qëndrosh shok me ish të dashurin apo jo.

Roberti dhe këngëtarja, Nora Istrefi janë një nga shembujt në shoëbizin shqiptar, të cilët përveç se janë prindër të një vajze ata janë edhe miq të mirë.

Roberti duke treguar për marrëdhënien e ngushtë që kanë, ai tha se gjithashtu secili mund të vazhdojë jetën e tij, por ata që bëhen pjesë duhet të respektojnë marrëdhënien mes tyre.

Madje, ai tha se nëse Nora do e ftonte në dasmë ai jo vetëm që do shkonte por edhe do këndonte.

“Unë uroj që Nora dhe Renee të jenë të lumtura, dua vetëm lumturinë e tyre dhe vetëm për këtë do të këndoja në dasmën e Norës, nëse do të më ftonte”.-tha ai në emisionin ‘Goca e Gra’, duke ngjallur debate të shumta në studio.

Ndërkohë, muajit e fundit Roberti është përfolur edhe për një rikthim me Norën. Ata kaluan pushimet në Turqi së bashku me vajzën e tyre, Reene.

Komento: