Klubet e Serie A do të përjashtohen nëse nuk i përmbahen protokollit.
FIGC ka paralajmëruar skuadrat e Serie A për përjashtim të mundshëm nga garat.
FIGC thuhet t’i ketë kërcënuar skuadrat e Serie A me përjashtim nga gara, nëse ato nuk respektojnë protokollin mjekësor për Covid-19.
Sipas ‘Sportmediaset’, propozimi për këtë mundësi do të diskutohet gjatë mbledhjes që do të mbahet të hënën.
Kjo do t’i jap federatës autoritet për të përjashtuar skuadra nga kampionati elitar, nëse rregullat thyhen.
Në Itali, individët (futboll) që rezultojnë pozitiv duhet të shkojnë në izolim total për së paku 14 ditë, kurse në ligat tjera për vetëm 7 ditë.
Problemi kryesor është ai që detyron gjithë skuadrën dhe stafin që të qëndrojnë në ritrajtim për 14 ditë.