Nëse nuk plotësohet kërkesa e tyre, Nisma kërcënon me rrëzimin e qeverisë

19:11 | 27 March 2019

Nëse Nisma nuk do të ketë anëtar të KQZ, deputetja e Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj –Halimaj, ka thënë se do të marrin pjesë në mocionin për rrëzimin e qeverisë.

Duke folur në “Imazh” të RTK-së, ajo ka thënë se presidenti po bën shkelje kushtetuese duke mos e ftuar subjektin ku është ajo për të qenë pjesë e KQZ-së, sepse sipas saj kjo parti e ka të drejtë kushtetuese pjesmarrjen në KQZ.

Ajo tha se do ta apelojnë vendimin në Gjykatë Kushtetese, dhe pret që këtu të bashkohen edhe PDK dhe AAK. Por nëse ata nuk bëhen pjesë, atëherë vetë Nisma Socialdemokrate do ta dërgojë në Kushtetuese këtë çështje.

Sipas saj, nëse NISMA nuk do të ketë përfaqësues në KQZ, atëherë shumë shpejt do të ketë zgjedhje, dhe këtij procesi, sipas saj, mund edhe t’i paraprijë kjo parti, e cila aktualisht është pjesë e qeverisë, me tre ministra e një zëvendëskryeministër

Komento: