
Saga e Mauro Icardi vazhdon pa ndonjë përparim të vërtetë drejt fundit të saj.
Sulmuesi argjentinas ka qenë i lidhur shumë me një largim nga Inter për gati tërë vitin 2019, por deri më tani nuk është ende e qartë se ku do të përfundoj ai.
Në fakt, La Stampa po raporton se argjentinasi do të largohet nga Interi vetëm nëse do të thotë një transferim në rivalët e tyre në Serie A, Juventus.

Nëse asnjë propozim nuk vjen nga Juventus, ka shumë gjasa që Icardi të mbes edhe për një sezon të Inter.
Kjo do të ishte një tronditje e madhe për sulmuesin e njohur, pasi raportet mes tij dhe klubit janë në pikën më të ultë. /ORAinfo/