“Nëse përfundon kontrata me Z-Mobile, Telekomi falimenton”

23:20 | 06 July 2019

Telekomi është tema më e diskutuar e momentit.

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Haki Shatri, në një intervistë ka deklaruar se Telekomi është në një gjendje mjaft të vështirë, madje ai tha se nëse nuk ndërmerren masa, atëherë ndërmarrja publike do të jetë në prag të kolapsit

“Janë në gjendje mjaft kritike e të shqetësuar, për arsye se është një borxh i konstatuar nga një verdikt gjyqësor”, tha ai për RTV 21, duke shtuar se sipas këtij vendimi “…Telekomi duhet t’ia kthejë kompanisë Z-Mobile një shumë relativisht të madhe”.

Ai shtoi se nëse Telekomi obligohet që këtë borxh ta kthejë tani, atëherë “do të bjerë në një situatë të kolapsit”.

Shatri gjithashtu tha se presin nga bordi që ta bëjë një vlerësim të situatës ose propozim para qeverisë, e nëse qeveria e menaxhon mirë këtë pasuri, atëherë do të ketë sukses.

“Presim që bordi të del me një vlerësim të situatës, rekomandim ose propozim para qeverisë. Qeveria si pronare e këtij aseti duhet të mendojë mirë, në mënyrë që ta marrë veprimi e duhur. E nëse merret një veprim që të menaxhohet si duhet kjo pasuri e vlefshme kombëtare, është e pamundur të mos ketë sukses”, tha Shatri

Komento: