Nëse Piatek shënon gol të shtunën, po e pret një dhuratë e madhe

11:28 | 14 Shkurt 2019

Sulmuesi Piatek ka befasuar të gjithë me paraqitjen e shkëlqyeshme të Milan.

Me ardhjen e tij në ‘San Siro’ në afatin e janarit, sulmuesi polak ka shënuar gol në katër ndeshjet e para të Milan.

Nëse ai shënon edhe këtë të shtune në Bergamo kundër Atalanta, ai do ta marrë dhuratën e parë nga Milan, përcjell ORAinfo.

Gazzetta dello Sport raporton sot se nëse sulmuesi polak do të shënojë golin e pestë për klubin, ai do të marrë shpërblimin e tij të parë të ofruar nga kontrata që e lidh atë me rossonerët.

Nuk është bërë e ditur se cili do të jetë shpërblimi, por thuhet se do të jetë goxha i ‘majm’.

Pas pesë golave, Piatek do të përfitojë nga një sërë shpërblimesh ekonomike. Klubi ka vendosur një limit prej njëzet e pesë gola në kontratë. /ORAinfo/

Komento: