Lazio janë një hap larg Vedat Muriqit.
Kështu raporton Corriere dello Sport, në numrin e saj të sotëm, përcjell lajmi.net. Biancocelstët kanë gjetur marrëveshjen me Fenerbahcen për Vedat Muriqin.
Lazio do t’i paguajë skuadrës turke për Muriqin 16 milionë euro, plus dy milionë euro tjera do të jenë bonuese.
Për konfirmimin e kësaj marrëveshje mungojnë vetëm dy gjëra: Shitja e Caicedos, dhe mënyra e pagesës së shumës për Muriqin.
Vedat Muriqi një vit më parë është transferuar te Fenerbahce për 3.5 milionë euro, dhe në sezonin e parë ka qenë lojtari më i mirë i skuadrës, duke shënuar 15 gola.