Një ngjarje e pazakont i ka ndodhur Aida Gashit nga Prishtina.
Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Fatmir Miftari, e dënoi me gjobë prej 100 eurosh Aida Gashin, për arsyen se kjo e fundit qeshi me zë të lartë gjatë një bisede telefonike me shoqen e saj.
“Je tu keshë shumë, mos kesh”, i ishte drejtuar polici Miftari vajzës në fjalë, dhe pastaj e kishte dënuar për të qeshurën e saj.
Të gjithë situatën e ka treguar edhe vet Aida e cila ka publikuar gjobën e vënë dhe emrin e policit në fjalë.
Madje, ajo ka rrëfyer edhe bisedën me policin Fatmir Miftari, i cili e gjobiti atë për shkak të të qeshurave të saj.