Nëse qeshni me zë para këtij polici në Prishtinë, ju pret një gjobë e rëndë

09:11 | 19 Korrik 2019

Një ngjarje e pazakont i ka ndodhur Aida Gashit nga Prishtina.

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Fatmir Miftari, e dënoi me gjobë prej 100 eurosh Aida Gashin, për arsyen se kjo e fundit qeshi me zë të lartë gjatë një bisede telefonike me shoqen e saj.

“Je tu keshë shumë, mos kesh”, i ishte drejtuar polici Miftari vajzës në fjalë, dhe pastaj e kishte dënuar për të qeshurën e saj.

Të gjithë situatën e ka treguar edhe vet Aida e cila ka publikuar gjobën e vënë dhe emrin e policit në fjalë.

Madje, ajo ka rrëfyer edhe bisedën me policin Fatmir Miftari, i cili e gjobiti atë për shkak të të qeshurave të saj.

Komento: