Një nga metodat më të reja të vjedhjes së veturave është vërtet inovative.
Nëse shihni një shishe plastike të mbërthyer midis rrotave dhe parafangos, dijeni që jeni në rrezik.
Hajdutët e dinë se shumica e shoferëve, të cilët zbulojnë tinguj dhe dridhje të çuditshme nga vetura pasi të ndezin atë, do të reagojnë në shpejtësi.
Kjo do të thotë ndalim urgjent dhe inspektim vizual i veturës. Në nxitim, shoferët pothuajse kurrë nuk e fikin veturën.
Dhe kështu krijohet mundësia për hajdutët me përvojë.
Kjo metodë e vjedhjes është bërë jashtëzakonisht e popullarizuar në SHBA, ndërsa tani është përhapur edhe në Evropë.