Nëse shkarkohet nga Chelsea, Sarri transferohet të gjiganti në Serie A

10:23 | 19 Prill 2019

Maurizio Sarri pritet të largohet nga Chelsea në fund të sezonit.

Sipas Corriere dello Sport, Maurizio Sarri do të rikthehet në Itali që ta marrë përsipër menaxhimin e Romës nëse Chelsea do ta shkarkojë atë.

E ardhmja e italianit nuk është e sigurt tek Chelsea dhe thuhet se ai do të preferonte një rikthim në Itali nëse do të shkarkohej nga “Blues”.

Claudio Ranieri është në detyrë të përkohshme tek Roma dhe nuk është duke u konsideruar si trajner i përhershëm i Romës, ndërsa kandidatët e tjerë për menaxhimin e skuadrës italiane janë edhe Marco Giampaolo i Sampdorias dhe Gian Piero Gasperini i Atalantas.

Komento: