Nëse transferohet të ky ekip, LEAO do t’i shtangte gjithë tifozët!

11:28 | 22 Gusht 2026

Leeds United mbetet në garë për transferimin e yllit të Milanit, Rafael Leao, para mbylljes së afatit kalimtar.

Sipas Football Insider, Milani është i hapur për largimin e 27-vjeçarit dhe Leeds është një nga klubet që vazhdon ta monitorojë situatën. Një lëvizje e vonshme nga klubi anglez nuk përjashtohet.

Megjithatë, marrëveshja mbetet e vështirë për shkak të kostos së lartë financiare të transferimit, ndërsa për Leaon ka interes edhe nga klube të tjera evropiane.

Leão, i cili ka kontratë me Milanin deri në vitin 2028, vazhdon të jetë në qendër të spekulimeve për një largim nga “San Siro” këtë verë.

Komento: