‘Nëse Ukraina digjet, do të digjet edhe Moska’, thotë Zelensky pas zjarrit në rafineri

13:05 | 18 Qershor 2026
‘nese-ukraina-digjet,-do-te-digjet-edhe-moska’,-thote-zelensky-pas-zjarrit-ne-rafineri

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Kievi do të vijojë të përgjigjet ndaj sulmeve ruse, duke paralajmëruar për përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.

Në komentet e tij lidhur me sulmin me dron të Ukrainës ndaj një rafinerie nafte në Moskë, Zelenskyy tha se veprimet e Kievit janë përgjigje ndaj sulmeve ruse, përfshirë edhe ato ndaj objekteve historike dhe fetare si Lavra Kiev-Pechersk. Ai theksoi se Ukraina nuk e ka dëshiruar kurrë këtë luftë, por do të reagojë ndaj çdo agresioni.

“Nëse Putini nuk dëshiron ta përfundojë këtë luftë dhe dëshiron ta vazhdojë atë, ne nuk do të rrimë të qetë, do të përgjigjemi”, u shpreh ai, duke shtuar se sulmet ndaj Rusisë janë “plotësisht të justifikuara”.

Zelenskyy pretendoi gjithashtu se mbrojtja ajrore e Moskës nuk arriti të ndalojë sulmin me dron, pavarësisht sistemeve të shumta të vendosura për mbrojtjen e kryeqytetit rus.

Sipas tij, objektivi i Ukrainës mbetet përfundimi i luftës, por paralajmëroi se përshkallëzimi i veprimeve do të vijojë nëse sulmet ndaj vendit të tij vazhdojnë.

Komento: