Nesër është 7 marsi, datë kjo e cila shënohet si “Dita e Mësuesit”.
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka zgjedhur shkollën të cilën do ta vizitojë nesër.
Haradinaj do të vizitojë shkollën fillore ‘Hasan Prishtina’ për nder të 7 marsit, apo njohur ndryshe si ‘Dita e Mësuesit’.
Vizita e Haradinajt në shkollën fillore ‘Hasan Prishtina’ në Ulpianë do të bëhet në ora 08:00.
Kurse në ora 17:45, Haradinaj do të jetë i pranishëm në shënimin e ‘Natës së Zjarreve’ në Prekaz për nder të Epopesë së UÇK-së, duke vazhduar më pas në koncertin i cili mbahet në sheshin ‘Adem Jashari’ në Skenderaj në ora 18:00.