Nesër arrijnë ndihmat nga Turqia, Këshilltari i Thaçit e ministri i Kurtit dalin në aeroport për t’i pritur ato

21:13 | 07 Prill 2020

Nesër do të arrijnë në Kosovë ndihmat nga Turqia.

Një kontingjent masash mbrojtëse dhe pajisjesh mjekësore do të mbërrijnë në Kosovë, të mërkurën.

Bëhet fjalë për një donacion nga Turqia, për institucionet e Kosovës, për menaxhimin e situatës epidemilogjike me Covid-19.

“Të mërkurën më 8 prill 2020, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” do të mbërrijë një kontigjent i masave mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore, donacion i Republikës së Turqisë, për institucionet e Kosovës për menaxhimin e situatës epidemiologjike me Covid-19”, bën të ditur një njoftim nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndihmat e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, do të dalin për t’i pritur një këshilltar i presidentit Hashim Thaçi dhe një ministër i kryeministrit Albin Kurti.

“Me rastin e arritjes së këtij donacioni, në ceremoninë e pranim-dorëzimit do marrin pjesë Ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë, z. Çağrı Sakar, Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia dhe z. Ardian Arifaj, këshilltar politik i Presidentit të Republikës së Kosovës”, thekson MSH.

“Ceremonia mbahet të mërkurën, me datë 8 prill 2020, në ora 15:45 në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, përfundon njoftimi.

Komento: