Nesër borë, kështu do të jetë moti

21:14 | 10 Dhjetor 2018

Nesër është parashikuar të mbaj mot me vranësira, dërkaq mëngjesi me reshje të dobëta bore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës nesër (e martë) mbi vendin tonë do të mbajë mot me vranësira të shpërndara.

Vranësirat në orët e hershme të mëngjesit vende-vende mund të shoqërohen me reshje të dobëta bore, përcjell Telegrafi.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

Komento: