Nesër borë në Kosovë

08:21 | 12 December 2018

Mot në Kosovë është i vranët në Kosovë, ku në vijim priten edhe reshje bore.

Ditëve të para të javës mbi rajon do të depërtojnë fusha të presionit të ulët, që do të sjellin kushte për reshje shiu dhe bore, ndërsa nga dita e martë, masa të ftohta ajrore nga Arktiku do të fillojnë shtrihen mbi vendin tonë, duke favorizuar mot më të ftohtë.

Fushat e presionit të ulët do të mbesin të bllokuara në lindje të rajonit, që do të sjellin mundësi për të reshura edhe ditën e enjte dhe të premte.

Ditën e mërkurë fusha të presion të lartë, përkohësisht do të sjellin mot me intervale më të gjata me diell.

Megjithëse pritet një mot më dinamik këto ditë, nuk do të ketë edhe qarkullim të mjaftueshëm ajror, mirëpo vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të luhaten ndërmjet atyre normale, e mbrëmjeve edhe në të pashëndetshme.

12.12 – Mot pjesërisht i vranët, por me intervale më të gjata me diell.

13.12-14.12 – Të enjten mot i ftohtë, kryesisht i vranët, e kohë pas kohemundësi për reshje të dobëta bore. Edhe ditën e premte mot kryesisht i vranët, gjatë ditës mundësi për reshje të dobëta bore, që më vonë do të përzien edhe me shi, e vende-vende edhe shi i akullt dhe ajrit do të pësojnë rënie brenda vlerave mesatare për këtë periudhë kohore. Minimalet do të luhaten nga -5C deri në 0C, e ato maksimale do të zbresin nga +6C deri në +2C.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu-veriperëndimi 2-8m/s. Shtypja atmosferike, do të jetë jostabile, me luhatje të vlerave nën dhe mbi normale.

Komento: