Nesër borë në Kosovë, flasin hidrometeorologët

22:48 | 13 Dhjetor 2018

Nesër pritet të bie borë nesër në disa vise të Kosovës.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në Kosovë nesër do të ketë reshje shiu e bore.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe pasdite me reshje shiu dhe bore, derisa në viset malore me lartësi mbidetare mbi 900m parashihet të bie vetëm borë”, thuhet në komunikatë.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 2- 3 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi 1-7m/s.

Komento: