Nesër del me raport Komisioni për gylenistët

08:44 | 14 May 2019

Komisioni për gylenistët nesër del me raportin përfundimtar.

Komisionit Hetimor Parlamentar për Dëbimin e Gjashtë Gylenistëve nesër i përfundon mandati shtesë, të cilin e ka marrë nga Kuvendi i Kosovës për zbardhjen e këtij rasti. Kryetari i Komisionit, Xhelal Sveçla, është shprehur se të mërkurën në fund të ditës do të publikohet edhe raporti me të gjeturat e kësaj çështjeje

Komisionit Hetimor Parlamentar për Dëbimin e Gjashtë Shtetasve Turq të mërkurën do t’i përfundojë afati shtesë njëmujor, që ka marrë nga Kuvendi i Kosovës për t’i ndriçuar arsyet e dëbimit të këtyre personave.

Ndryshe nga hera e kaluar kur Komisionit i kishte përfunduar mandati ende pa e përpiluar raportin, këtë të mërkurë pritet që bashkë me mandatin Komisioni të përfundojë edhe dokumentin që do ta zbardhë këtë rast.

Më datë 29 mars të vitit të kaluar 6 shtetas turq u ekstraduan për në Turqi pasi kishin qenë të përndjekur nga ky shtet për shkak të lidhjeve të tyre me Fetullah Gylenin, i cili kishte qenë ndër organizatorët e grusht shtetit ndaj presidentit turk Rexhep Taip Erdogan./Zeri

Komento: