Nesër “Dita D” për Presidentin- Blerim Vela përmend tri opsionet e mundshme – komenton edhe për Vjosa Osmanin

20:30 | 01 Mars 2026
neser-“dita-d”-per-presidentin-blerim-vela-permend-tri-opsionet-e-mundshme-–-komenton-edhe-per-vjosa-osmanin

Blerim Vela, ish-shefi i kabinetit të Presidentes, Vjosa Osmani, ka shkruar në “X”, për çështjen e zgjedhjes së Presidentit/es.

Ai tha se në tavolinë janë tri opsione, dhe në asnjë prej tyre nuk e përmendi Vjosa Osmanin.

“Nesër është “dita D” për drejtimin që do te marre procesi i zgjedhjes se Presidentit të ri. Tri opsionet e mundshme në tavoline: 1. Kandidat nga familja Jashari (KOMFSK Bashkim Jashari) 2. Kandidat partiak (Glauku / Saranda) 3. Kandidat “apartiak” nga akademia apo diplomacia”, ka shkruar ai.

Një komentues i ka reaguar Velës duke i thënë se Vjosa Osmani është kandidatja më e mrë, dhe Vela pati një përgjigje.

“Postimi është analize mbi zhvillimet e ditëve të fundit dhe jo reflektim i preferencave personale. Siç gjërat  qëndrojnë, asnjë prej partive kryesore nuk ka ofruar mbështetjen e tyre, duke e bërë gati të pamundur sigurimin e përkrahjes nga 30 deputetë që nevojiten per nominimin”, tha ai.

“Siç qëndrojnë gjërat, meqenëse asnjë nga partitë kryesore nuk është e përgatitur të ofrojë mbështetjen e saj, duket mjaft e vështirë për të që të sigurojë mbështetjen e 30 deputetëve të nevojshëm për kandidaturën e saj”, u përgjigj Vela në komentin tjetër.

Kuvendi i Kosovës ka kohë deri më 4 mars të zgjedh Presidentin/e, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Komento: