Nesër do të pastrohet e të mbillen fidanë në Kampusin e Universitetit të Prishtinës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Nesër do të pastrohet e të mbillen fidanë në Kampusin e Universitetit të Prishtinës

17:56 | 22 Prill 2019

Do të pastrohet e të mbillen fidanë në Kampusin Universitar në kuadër të ditës së tokës.

Në kuadër të Javës së Tokës, Let’s Do It në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës, Komunën e Prishtinës dhe OJQ të tjera organizon aksion pastrimi dhe mbjellje fidanesh në hapësirat e Kampusit Universitar.

Aksioni fillon nga ora 10:00, para Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”.

“Po ashtu, Let’s Do It është pjesë e Këshillit organizativ për Ditën e Tokës bashkë me MMPH, Komunën e Prishtinës dhe OJQ të tjera. Ceremonia qendrore realizohet në Badoc, me fillim nga ora 11:00, lokacioni ‘Pylli i Arinjve’”, thuhet në njoftimin për media të Let’s Do It.

Komento: