Nesër e viziton Kosovën Presidentja e Hungarisë

19:14 | 12 Shtator 2022

Kosovën nesër do ta vizitojë një emër i njohur.

Nesër do të qëndrojë për vizitë në Kosovë, presidentja e Hungarisë, Katalin Novak.

Njoftimi është bërë i ditur përmes një komunikate nga Ministria e Punëve të Jashtme, ku theksohet që ministra e Punëve të Jashtme, Gërvalla e pret presidenten Novak në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” nga ora 09:00.

Delegacioni hungarez do të pritet në aeroport nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, thuhet tutje në njoftim.

Komento: