Nesër fillon asfaltimi i rrugës Brezovicë – Qendra e Skijimit

00:07 | 20 Tetor 2021

Nga nesër bllokohet për qarkullim segmenti rrugor Brezovicë – Qendra e Skijimit.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar se segmenti rrugor Brezovicë – Qendra e Skijimit, nga nesër deri më 23 tetor, do të jetë i pakalueshëm.

Kjo do të bëhet për shkak se nesër do të fillojë asfaltimi i shtresës qarkulluese me gjatësi 4.5 km.

“Ju njoftojmë se duke filluar nga nesër, 20 Tetor (E Mërkurë), do të bëhet asfaltimi i rrugës Regjionale R210 – Segmenti Brezovicë – Qendra e Skijimit. Për ditën e nesërme do të asfaltohet shtresa qarkulluese në gjatësi prej 4.5 km. Njoftojmë të gjithë qytetarët se rruga është e pakalueshme deri më datë 23 Tetor, ora 16:00 (E Shtunë)”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Komento: