Nesër i jepet lamtumira e fundit Hekuran Hoxhës, kandidati i AAK-së që u gjet i vdekur në veturën e tij

18:26 | 29 Janar 2026
neser-i-jepet-lamtumira-e-fundit-hekuran-hoxhes,-kandidati-i-aak-se-qe-u-gjet-i-vdekur-ne-veturen-e-tij

Të mërkurën pasdite, në Veternik të Prishtinës u gjet pa shenja jete në veturën e tij Hekuran Hoxha, kandidat i AAK-së për deputet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

E familja e të ndjerit ka njoftuar se ceremonia e varrimit të tij do të zhvillohet të premten nga ora 14:00 në Varrezat e Qytetit në Gjakovë. Policia e Kryeqytetit njoftoi dje për rastin.

“Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në një automjet në Veternik në Prishtinë”.

“Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha Policia.

Komento: