
Nesër, më 2 janar do të varroset në varrezat e Dragodanit, ish-kryeparlamentari Nexhat Daci.
Bazuar në njoftimin e familjes, nga ora 09:00-11:45 do të mbahen homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës, nga ora 12:00-12:45 mbahet Akademi Përkujtimore në Sallën Plenare të Kuvendit të Kosovës, ndërsa varrimi me nderime shtetërore do të organizohet nga ora 13:40-14:20, transmeton Klankosova.tv.
Ky është njoftimi i plotë:
Ceremonitë mortore do të mbahen nesër, më 02.01.2026, sipas kësaj agjende zyrtare:
09:00 – 11:45 – Homazhe – Holli i Kuvendit të Kosovës.
12:00 – 12:45 – Akademi Përkujtimore në Sallën Plenare të Kuvendit të Kosovës.
13:40 – 14:20 – Varrimi me nderime shtetërore tek Varrezat në Dragodan.
Familja Daci falënderon të gjithë qytetarët, miqtë dhe dashamirët për ngushëllimet dhe respektin e treguar në këto momente zie.
E pamja do të mbahet nga data 03 deri më 05 janar në Hotel Sirius, nga ora 10:00 – 17:00.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të.