Nesër i jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UҪK-së, Avni Hysenit

22:10 | 01 Janar 2019

Mbrëmë ka ndërruar jetë ish-ushtari i UҪK-së, Avni Hyseni.

Tashmë i ndjeri, kishte shumë ditë i shtrirë në QKUK nga gjendja e rëndë shëndetësore ndërsa ditë më parë Ambasada e Gjermanisë ia ka refuzuar vizën për të udhëtuar drejt shtetit gjerman për të kërkuar shërim.

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj në një postim në Facebook ka njoftuar se Hysenit do t’i jepet lamtumira e fundit nesër në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan.

Më poshtë postimi i Haradinajt:

Të nderuar Bashkluftetarë

Siç jeni të informuar, pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë ish luftëtari i UÇK-së, veterani i dy luftërave çlirimtare, Avni Hyseni.

Lamtumira e fundit do t’i jepet nesër, e mërkurë, dt.2 janar 2019 në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan.

Paraprakisht do të bëhen homazhe dhe do të ketë mbledhje komemorative, sipas kësaj agjende:

E mërkurë, 2 janar 2019:

Ora 11:30 – 12:30, mbahen homazhe në Palestrën e Sporteve “Karagaqi” – Pejë

Ora 12:30 – 13:00, mbahet ceremonia mortore në Palestrën e Sporteve “Karagaqi”

Ora 14:00, Ceremonia mortore, në Gllogjan.

Komento: