Nesër i jepet lamtumira e fundit Shemit të “Ilirëve”

16:26 | 23 Dhjetor 2025
Nesër i jepet lamtumira e fundit Shemit të “Ilirëve”

Shemsi Krasniqi-Shemi nnga grupi “Ilirët”, do të varroset më 24 dhjetor në ora 14:00 në varrezat e qytetit në Arbëri (Dragodan) Prishtinë.

Kështu ka njoftuar miku i tij, këngëtari Arian Agushi. Policia ka konfirmuar për redaksinë e Klankosova.tv se trupi i Shemit u gjet në banesën e tij në Dragodan.

Sipas burimeve, Shemsi Krasniqi ka ndërruar jetë pas një sulmi në zemër. Ndërkohë, shumë figura nga industria muzikore, ashtu edhe nga politika, kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e Krasniqit.

Komento: