Nesër këto pjesë të Kosovës do të mbesin pa ujë për 14 orë

17:03 | 15 June 2019

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nesër në Fushë Kosovë dhe në Lagjen ‘Kalabria’ do të mbesin pa ujë 14 orë.

Siç njofton KRU “Prishtina”, këto pjesë të rajonit të Prishtinës do të mbesin pa ujë të pijshëm prej orës 07:00 deri më 21:00 të dielën.

Njoftimi i plotë i KRU “Prishtina”:

Ndërprerje e furnizimit me ujë për Fushe Kosove, zone industriale dhe Kalabri për 14 ore.

Njoftohen konsumatorët e Fushë Kosovës, lagjes Kalabria dhe zona Industriale që nesër me datë 16.06.2019, duke filluar nga ora 07:00 deri në ora 21:00, nuk do të kenë furnizim me ujë nga sistemi i rezervuarit në Shkabaj.

Ndërprerja e ujit bëhet si shkak i punimeve teknike në realizimin e kyçjes – degëzimit për linjën e re OD 630 mm ne drejtim të Fushe Kosovës.

Pas përfundimit të kësaj kyçjeje mbetet të bëhet edhe dezinfektimi final i linjës, realizimi i zoonimeve finale ne qytet dhe në bazë të planifikimeve shpresojmë që Fushë Kosova të filloj të furnizohet normalisht me ujë nga FPU Shkabaj nga data 18.06.2019.

Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e kësaj zone dhe zonave tjera, pastaj kursim të ujit te pijes në këto kohë me temperatura të larta, me qëllim që të kenë mundësi, qasje e furnizim të gjithë qytetarët pa dallim.

Komento: