Kjo rrugë nesër në Prishtinë do të jetë e mbyllur.
Për shkak të punimeve që do të kryhen, një rrugë në Prishtinë, do të jetë e mbyllur nesër për qarkullim.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në FB.
“Nesër, e martë, Rruga “Hyzri Talla” do të jetë e mbyllur prej orës 8:00 për qarkullim për shkak të asfaltimit të saj.
Ju lusim që gjate kësaj kohe të e planifikoni qarkullimin tuaj në rrugë alternative.
Ju falemnderit për mirëkuptimin”, shkruan Ahmeti.