Nesër krerët e shtetit e nënshkruajnë aplikimin për anëtarësim në BE

21:44 | 13 December 2022

Krerët e shtetit nesër e nënshkruajnë aplikimin për anëtarësim në BE.

Nesër në ora 11:00 do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në këtë ceremoni do të jenë presidentja Vjosa Osmani Sadriu, kryekuvendari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti.

Pas ceremonisë së nënshkrimit, Osmani, Konjufca dhe Kurti do të kenë deklaratë për media.

Komento: