Nesër mblidhet Këshilli i Bashkimit Evropian, kjo është temë diskutimi

18:59 | 09 December 2018

Nesër mblidhet Këshilli i Bashkimi Evropian, temë diskutimi taksa dhe mandati i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në Bruksel nesër pritet të mblidhet Këshilli i ministrave të jashtëm të BE-së ku do të diskutojnë për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe sfidat me të cilat ballafaqohen vendet e rajonit.

Këshilli i BE-së pritet të përsërisë pikëpamjen e tij se Kosova duhet të tërheq tarifat për mallrat që hyjnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, raporton ‘Tanjug’.

Po ashtu, ky Këshill do të diskutojë edhe për ndryshimin e mandatit të FSK-së i cili sipas tyre duhet të ndryshohet vetëm në bazë të Kushtetutës.

Në takimin e fundit për këtë vit, ministrat e BE-së do flasin për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe procesin e zgjerimit të BE-së.

Edhe pse nuk është zyrtare, ‘Tanjug’ raporton se ministrat do të fokusohen në gjendjen e Bosnje e Hercegovinë pas zgjedhjeve, zbatimin e marrëveshjes së Shkupit dhe Athinës për emrin si dhe për zhvillimet në dialogun Beograd-Prishtinë.

Në Këshillin e BE-së, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi janë të angazhuar në një punë ‘jashtëzakonisht të vështirë’ për të gjetur një zgjidhje gjithëpërfshirëse.

BE thotë se dialogu kërkon lidership dhe unitet nga të dyja palët.

Komento: