LDK nesër do të mbajë një mbledhje me Këshillin e Përgjithshëm.
Në njoftim thuhet se do të diskutohen rezultatet e kësaj partie në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale si dhe do të zgjidhet Kryesia e re e LDK-së.
“Nesër (e premte), më datë 23 gusht 2019, në orën 17:30, në Selinë e LDK-së, mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së ku do të diskutohen rezultatet në zgjedhjet e fundit të përgjithshme dhe lokale dhe perceptimi publik për LDK-në si dhe do të zgjedhet Kryesia e LDK-së”, njofton LDK.
Në seancën e sotme për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, deputetët e LDK-së kanë votuar pro.