Nesër mblidhet Këshilli i Sigurimit, Kurti: Ka kriminel të ngjyrave të ndryshme që nuk u pëlqen ligjshmëria

14:07 | 30 Korrik 2022

Albin Kurti kryeministër i Kosovës, ka deklaruar se nesër do të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurisë.
Kurti ka thënë se do të diskutohen për çështjet që do të shfaqen e që duhet t’i kenë parasysh.

“Mbledhje të Këshillit të Sigurisë do të kemi me krerët e autoriteteve dhe me disa ministra. Do të diskutojmë për çështjet që mund të na shfaqen e të cilat duhet t’i kemi parasysh. Ka kriminel të llojeve dhe ngjyrave të ndryshme që nuk i pëlqen ligjshmëria e kushtetuta dhe dëshirojnë ta sfidojnë shtetin”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se kjo mbledhje është organizuar për të shikuar masat që janë planifikuar të merren në mënyrë që të zbatohen vendimet e qeverisë.

“Kjo mbledhje është organizuar për të shikuar masat që janë planifikuar të merren që gjithçka të shkojë ashtu siç duhet për të zbatuar vendimin e Qeverisë”, ka shtuar përveç tjerash Kurti.

Komento: