
Qeveria e Kosovës të hënën e 20 prillit do të nisë ditën me mbledhje.
Kryeministri Albin Kurti, dhe ministrat e kabinetit të tij qeveritar, do të takohen në objektin e Qeverisë qysh nga ora 08:00 e mëngjesit.
Megjithatë, në komunikatën e lëshuar për media, qeveria nuk e bëri të ditur rendin e ditës.