Nesër Milan nënshkruan me yllin e madh 19 vjeçar

11:03 | 14 Qershor 2020

AC Milan është vendosur që nesër (e hënë) të përfundojë nënshkrimin e kontratës me mbrojtësin e Lyon, Pierre Kalulu.

Kuqezinjtë janë lidhur shumë me një transferim në krahun e djathtë në mbrojtje, pasi klubi synon të forcohet në atë që ka qenë një zonë problematike gjatë gjithë sezonit.

Sipas La Gazzetta dello Sport, ndjekja e Kalulu ka qenë një e suksesshme, pëcjell ORAinfo.
19-vjeçari do të arrijë në një transferim të lirë dhe do të nënshkruajë një kontratë pesë-vjeçare me kuqezinjtë, i pari si profesionist në karrierën e tij.

Lojtari do të jetë në Milano të hënën për të bërë kontrolle mjekësore. Kalulu gjithashtu pati një ofertë nga Bayern Munich, por Paolo Maldini e bindi atë të nënshkruajë për Milanin, siç ndodhi me Theo Hernandez një vit më parë.

Gazeta pretendon se operacioni është realizuar nga Maldini dhe Ricky Massara, me miratimin e çdo skautisti të Milanit. /ORAinfo/

Komento: