Në Gjilan nesër do të protestohet .
Me 1 prill, Grupi i Mjekeve të Përgjithshëm, Doktorë të Mjekësisë të licencuar, do të protestojnë para komunës së Gjilanit.
Këtë e kanë bërë të ditur përmes një njoftimi.
Ata thonë se në asnjë komunë sikurse në Gjilan, gjendja nuk është e mjerueshme me dhjetëra Mjekë të Përgjithshëm të papunë, me pa mundësi të ushtrimit të profesionit për vite, pa asnjë të ardhur, pa asnjë rrugëdalje.
“Nesër, me 01.04.2019 në ora 10:00 në Gjilan, para zyrave të kryetarit të komunës së Gjilanit, mbahet protesta e Mjekëve të Përgjithshëm të papunë të komunës sonë. Konkurset dhe punësimet hapen në bazë të interesave të individëve të caktuar, pranohen individët në baza partiake, familjare dhe aksionare”, thuhet në njoftimin e tyre.
Sipas tyre, Mjekët e Përgjithshëm të papunë, në Gjilan me afër 20 vite shkollim, ecin rrugëve të varfër dhe të shtyrë të zgjasin dorën, sepse për kategoritë e tjera të punës janë të mbikualifikuar ose të papërputhshëm.
“Gjithashtu, e kanë të ndaluar të ushtrojnë profesionin në aktivitete ose ordinanca private vetanake. Kjo është burgu i mjerimit për ta kurse komuna bën pazare në vend të menaxhimit më burimet njerëzore të shëndetësisë”.
I ftojmë të gjithë mediet të jenë nesër prezent, të na përkrahin dhe transmetojnë këtë protestë, për të cilat paraprakisht i falënderojmë.
Me respekt,
Grupi i Mjekeve të Përgjithshëm, Doktorë të Mjekësisë të licencuar të papunë nga komuna e Gjilanit