Nesër mot i ndryshueshëm, shi e vranësira

17:28 | 24 Tetor 2020

Shi e vranësira në Kosovë, ky do të jetë moti për nesër.

Nesër do të mbajë mot kryesisht i vranët. Vranësirat herë-herë parashihen të shoqërohen me reshje shiu.

Kështu ka bërë të ditur, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, shkruan Gazeta Express.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-7 m/s”, thuhet në njoftimin e tyre.

Komento: