Nesër mot i nxehtë, IHK apelon qytetarët t’i shmangin lëvizjet në këtë periudhë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Nesër mot i nxehtë, IHK apelon qytetarët t’i shmangin lëvizjet në këtë periudhë

16:58 | 01 Gusht 2020

Nesër në vendin tonë pritet të mbajë mot me temperatura të larta.

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i nxehtë dhe relativisht i qetë.

Indeksi UV mbetet i lartë, kështu që këshillat e IKSHP mbeten në fuqi, kujdes nga rrezet e diellit të orëve të mesditës.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes në rrafshin e Kosovës, ndërsa në Dukagjin do të fryjë erë nga i njëjti drejtim me shpejtësi maksimale deri 11m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Komento: