Nesër moti i vranët, priten reshje shiu

00:05 | 04 Tetor 2024
neser-moti-i-vranet,-priten-reshje-shiu

Nesër në Kosovë, pritet të mbizotërojë mot i vranët e me shi.

Kjo sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ku thuhet gjithashtu se temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 19 gradë Celsius.

“Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit mesatar deri të lartë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Komento: