Nesër mund të flini një orë më shumë, akrepat kthehen një orë mbrapa

09:36 | 29 October 2022

Nesër akrepat kthehen një orë mbrapa, mund të flini një orë më shumë.

Që nga nesër, ora do kthehet një orë mbrapa, saktësisht nga ora 03:00 në orën 02:00 të mëngjesit, siç ndodh në çdo të diele të fundit të tetorit.

Kalimi nga koha verore në atë dimërore, që shënon ardhjen e periudhës së dimrit, sjellë avantazhe dhe disavantazhe.

Ditën e parë, të gjithë njerëzit mund të shijojnë një orë gjumë shtesë, ndërkohë që në përgjithësi dita do të jetë më e shkurtë, ndërsa nata më e gjatë.

Ndërrimi i orës u prezantua për herë të parë në Evropë në vitin 1916, kur Gjermania, atëherë ende në luftë, po përpiqej të reduktonte konsumin e qymyrit.

Shumica e vendeve fqinje, si Britania e Madhe, SHBA dhe Australia, ndoqën shembullin, transmeton Klankosova.tv.

Praktika u braktis kryesisht në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, por u përhap edhe një herë në vitet 1970 për shkak të mungesës së naftës.

Një numër studimesh kanë treguar që atëherë se ndikimi i tij në konsumin e energjisë tani është i papërfillshëm falë përparimeve në teknologji.

Komento: