Nesër na presin këto temperatura – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Nesër na presin këto temperatura

22:44 | 14 Janar 2019

Nesër na pret mot me temperatura të ulëta dhe i vranët.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me diell.

Vranësirat vende-vende kanë mundësi të shoqërohen me fjolla të lehta bore.

Në shumë zona do të ketë mjegull, ndërsa ngricat paraqiten në gjithë territorin e vendit. Shtypja atmosferike po shënon ngritje graduale.

Në fushat termike do të kemi ndryshim të theksuar në të dy rrafshet e Kosovës, në Dukagjin temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius, derisa rrafshi i Kosovës paraqitet me temperatura më të ulëta, minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet -10 deri -9 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës në gjithë territorin parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes, shpejtësia mesatare e së cilës mund të arrijë deri 7m/s.

Komento: