
Afganë tjerë refugjatë pritet të zbarkojnë prapë në Kosovë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se fluturimet e ardhshme me refugjatët afganë do të ndodhin nga nesër.
Ai në një konferencë për media pas pritjes së kontingjentit të parë të afganëve ka deklaruar se koha e saktë se kur do të arrijnë varët nga organizimi i aleatëve ndërkombëtarë, njofton Klankosova.tv.
“Fluturimet e ardhshme pritet të ndodhin qysh nesër. Kemi konfirmimet e radhës për aterrimet e ardhshme. Është çështje organizimi i aleatëve tanë sa i takon fluturimeve apo nisjeve të avionëve të tyre për në Kosovë”, ka thënë Sveçla.