Nesër në Kosovë vjen presidenti i Maqedonisë së Veriut Pendarovski, pritet nga Osmani

18:28 | 24 Janar 2024
neser-ne-kosove-vjen-presidenti-i-maqedonise-se-veriut-pendarovski,-pritet-nga-osmani

Nesër në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Në njoftimin e presidencës thuhet se mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.

“Mediat e interesuara për ta përcjellë takimin, luten të jenë në Presidencë më së voni në orën 10:30. Vendi: Kabineti i Presidentes”, thuhet në njoftim.

Komento: