Dardan Molliqaj ka thënë se Konjufca ishte pjesë e SHIK-ut dhe se këtë do ta dëshmojë nesër në Kuvend.
“Nesër nëse mbahet seanca, unë do t’i shpalosi faktet se Glauk Konjufca ka qenë pjesë e SHIK. Në pikën për deklarime publike do të tregojë atë që është e vërtetë. Në deklarime publike unë nuk them gjëra të pavërteta. Kemi hy me një debatë që unë nuk e kam zgjedh. Por, meqë kjo po ndodh unë tash duhet ta them të vërtetën. E vërteta do të dalë nesër në shesh”.
Molliqaj ka thënë se Konjuvcën nuk do ta shpëtojë askush nga e vërtetë që ka qenë pjesë e SHIK
“Nga kjo e vërtetë Glaukun nuk do ta shpëtoj as Kadrushi e as Burdushi”.