Nesër në ora 10:00 mblidhet Kryesia

23:07 | 14 Dhjetor 2018

Nesër në ora 10:00 do të mbiledh Kryesia.

Këtë e ka bërë të ditur Kuvendi i Kosovës përmes një komunikate për media.

Në komunikatë më tutje thuhet se 42 deputetë kanë kërkuar mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për miratimin e projekt rezolutës për dialogun.

Në rend të ditës është “kërkesa e 42 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për miratimin e Projekt-rezolutës mbi procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”.

Kurse, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se nesër mund të mbahet seanca plenare për votimin e rezolutës ëpr dialogun me Serbinë.

Sipas kreut të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është arritur konsensusi politik për ta votuar rezolutën për dialogun me Serbinë.

Në një bisedë për televizionin publik, Veseli ka konfirmuar një gjë të tillë pa dhënë më shumë detaje.

“Besoj se hiç më larg se nesër do ta kemi një rezolutë për dialogun”, ka thënë Veseli, pa treguar nëse pjesë e saj do të jetë edhe LDK-ja e Vetëvendosje.

Komento: