Neser në Prokurorinë Speciale do të dorëzohen 10 padi ndaj serbëve për krimet gjatë luftës

15:22 | 14 March 2019

10 padi për krime lufte do të dorëzohen neser në Prokurorinë Speciale.

Zyra për mbledhjen dhe dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës së fundit me seli në Gjakovë, nesër do të dorëzojë 10 padi në Prokurorinë Speciale të Kosovës ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte.

Në këto dhjetë padi bëhet fjalë për vrasje, kidnapime, plaçkitje dhe shkatërrim të pasurisë.

“Iu njoftojmë se nesër me datë 15 mars 2019, Zyra për mbledhjen dhe dokumentimin e dokumenteve të krimeve të luftës në Komunën e Gjakovës gjatë periudhës 1998-1999, nesër do të dorëzojë kontingjentin e dhjetë (10) padive të bëra nga qytetarët e kësaj Komune, ndaj krimineleve serbë të dyshuar për krime lufte”, thuhet në njoftim.

Dorëzimi i padive do të bëhet në Prokurorinë Speciale në Prishtinë në orën 13:00.

“Ky kontingjent do të dorëzohet me 10 padi për vrasje, kidnapime, plaçkitje dhe djegie të pasurive. Dorëzimi i padive do të bëhet në Prokurorinë Speciale në Prishtinë- Departamenti për Krime Lufte, në ora 13:00”.

Komento: