Nesër nga ora 8:30 mbahet mbledhja e Qeverisë

20:11 | 20 Shtator 2020

Hoti me mëngjes nesër mbledh ministrat.

Nesër Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës, ka njoftuar se nesër do të mbahet mbledhja e Qeverisë.

Në njoftim nuk janë bërë të ditura pikat e rendit të ditës përveçse kjo mbledhje pritet të mbahet me fillim prej orës 08:30.

Nuk dihet nëse kjo mbledhje është e radhës apo ka të bëj me ardhjen e delegacionit të Qeverisë amerikane.

Theksojmë se gjatë ditës së hënë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të takohet me delegacionin e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mirëpo përveç konfirmimit nuk duhet se kur do të zhvillohet ky takim.

Komento: